Botë
Delegacionet nga ShBA - Iran në Oman
06.02.2026 10:10
Delegacionet nga ShBA-ja dhe Irani takohen sot në Oman për negociata....

Delegacionet nga ShBA-ja dhe Irani takohen sot në Oman për negociata. Zyrtarët iranianë dhe amerikanë do të fillojnë bisedime ballë për ballë në Oman sot, pas disa javësh kërcënimesh për veprime ushtarake nga Donald Tramp.
ShBA-ja po dërgon të dërguarin e tyre për Lindjen e Mesme, Stiv Uitkof, në samitin e Muskatit, ku ai do të takohet me ministrin e Jashtëm të Teheranit, Abbs Araqci. Kjo vjen mes një forcimi të vazhdueshëm të forcave detare amerikane pranë Iranit, të cilin zoti Tramp e ka përshkruar si një “armadë”. Ai ka kërcënuar vazhdimisht të ndërmarrë veprime ushtarake që kur regjimi iranian nisi një shtypje të përgjakshme kundër protestuesve që dolën në rrugët e qyteteve anembanë vendit muajin e kaluar.
Ndërsa retorika e tij është ftohur disi nga kulmi i saj bombastik, Shtëpia e Bardhë ka pohuar se presidenti mbetet i gatshëm të heqë dorë nga diplomacia. Sekretarja e tij e shtypit, Karolin Leavit, deklaroi ditë më parë: “Ndërsa këto negociata po zhvillohen, do t’i kujtoja regjimit iranian se presidenti ka shumë mundësi në dispozicion, përveç diplomacisë si komandant i përgjithshëm i ushtrisë më të fuqishme në historinë e botës.”.
