Maqedoni

Zekolli: Njohja e transportuesve si profesionistë dhe shtyrja e zbatimit të EES deri në shtator, hap pozitiv

06.02.2026 11:35

Zekolli e ka vlerësuar si hap pozitiv njohjen transportuesve si profesionistë...

Në kuadër të diskutimeve për sfidat me të cilat përballen transportuesit, Zekolli e ka vlerësuar si hap pozitiv njohjen e tyre si profesionistë dhe shtyrjen e zbatimit të EES-së deri në shtator.
 
“Arsyeja kryesore është se natyra e punës së transportuesve shpesh u imponon qëndrime më të gjata. Po ashtu, nga takimet dhe komunikimet që kemi pasur me ta, ata ankohen se ndonjëherë edhe udhëtimet private nuk mund t’i realizojnë, për shkak se e kanë të plotësuar afatin e lejuar për hyrje në këto zona. Andaj kemi marrë një lajm pozitiv, sipas të cilit zbatimi i regjistrimit elektronik përmes këtij sistemi do të shtyhet deri në shtator. Megjithatë, kjo nuk përbën një zgjidhje permanente, prandaj jemi duke punuar me përfaqësuesit për të gjetur një zgjidhje afatgjatë.”, deklaroi Kaltrina Zekolli Shaqiri në emisionin Biznes Plus.