Maqedoni
Zekolli: Autostrada Shkup–Bllacë pritet të përfundojë deri në vitin 2028
06.02.2026 11:38
Autostrada Shkup–Bllacë do të përfundojë deri në vitin 2028...

Autoritetet shprehen optimiste se autostrada Shkup–Bllacë do të përfundojë deri në vitin 2028, duke vijuar punimet sipas planit.
“Jemi shumë optimistë se deri në përfundim të vitit 2028, ashtu siç po veprojmë edhe me autostradat e tjera, do të arrijmë ta përfundojmë edhe këtë projekt. Deri më tani, për këtë rrugë kemi bërë maksimumin, duke arritur në fazën e fillimit të ndërtimit. Kjo sepse e dimë se procedurat e tenderimit nuk kanë qenë aspak të thjeshta. Gjithçka që kemi hasur është trashëguar nga vite më parë dhe për një kohë të gjatë nuk është ndërmarrë asnjë hap konkret. Megjithatë, kemi arritur që brenda pak muajsh të dalim në terren dhe të fillojmë punimet. Një pjesë e konsiderueshme e buxhetit është e paraparë nga banka. Këto janë mjete të premtuara dhe besojmë se do të distribuohen brenda këtij muaji ose muajin e ardhshëm. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me udhëheqësinë e këtij institucioni dhe nuk shohim arsye pse projekti të mos realizohet me kohë.”, theksoi Zekolli në emisionin Biznes Plus.
