Maqedoni

Aksion policor, u sekuestruan dhjetëra tonë marihuanë

06.02.2026 11:41

Mbrëmë në një operacion policor në Shkup dhe Strumicë janë sekuestruan 27 ton marihuanë...

Mbrëmë në një operacion policor në Shkup dhe Strumicë janë sekuestruan 27 ton marihuanë, sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në vendin tonë. MPB dhe Prokuroria pritet që sot të publikojnë detajet dhe të japin informacione rreth aksionit.
Është raportuar gjithashtu se dhjetëra furgonë dhe disa kamionë dhe automjete policie kanë hyrë në ambientet e një ish-fabrike.
 
Kryeministri Hristijan Mickoski, në lidhje me sekuestrimin e ditëve më parë të pesë tonëve marihuanë në Serbi, për të cilën autoritetet serbe pretendojnë se ka ardhur nga Maqedonia, njoftoi se MPB do të dalë me informacione për sasi më të mëdha të drogës të sekuestruar që është gjetur se janë lëshuar në qarkullim ilegalisht, ose janë ruajtur ilegalisht, të cilat aktualisht ndodhen në depo në Maqedoni, Sipas tij, "ka pasur marrëdhënie midis personave të caktuar juridikë, jo vetëm në vend, por edhe jashtë vendit, për të cilat është konstatuar se janë vënë në qarkullim ilegalisht, por edhe janë ruajtur ilegalisht.”, theksoi Mickoski.