Maqedoni
Rruga e Kaçanikut në Vizbeg në gjendje të mjerueshme, Zekolli: Është në kompetencë të Qytetit të Shkupit
06.02.2026 11:52
Rruga e Kaçanikut në Vizbeg është në gjendje të vështirë...

Rruga e Kaçanikut në Vizbeg është në gjendje të vështirë, ndërsa autoritetet theksojnë se zgjidhja e saj është në kompetencë të Qytetit të Shkupit.
“Me thënë të drejtën, kjo rrugë nuk është në kompetencë të Ministrisë së Transportit, por është në kompetencë të Qytetit të Shkupit. Në qytetin e Shkupit, nga udhëheqësia e kaluar, gjithçka ka shkuar në rrëmujë dhe projekte jetike kanë mbetur të bllokuara, ashtu siç i hasim çdo ditë gjatë qarkullimit nëpër qytet. Është e domosdoshme që të ulemi me ndërmarrjen përgjegjëse për Rrugët dhe Rrugicat brenda qytetit të Shkupit, si dhe me përfaqësues të Ministrisë së Transportit, për të gjetur një zgjidhje të përbashkët. Besoj se me frymën e re në qytetin e Shkupit padyshim do të gjendet një zgjidhje. Për momentin, kjo çështje nuk është e paraparë të jetë pjesë e autostradës, por do të shqyrtojmë se cila është alternativa më e mirë, në mënyrë që të mos dëmtohen investitorët që operojnë përgjatë kësaj rruge.”, u shpreh Kaltrina Zekolli Shaqiri në emisionin Biznes Plus.
