Maqedoni
LSDM: S’ka përgjigje se si kaluan kufirin 5 ton drogë
06.02.2026 11:56
LSDM akuzon se ska asnjë përgjigje se si kaluan kufirin 5 ton drogë..

Asnjë përgjigje se si kaluan kufirin 5 ton drogë, është e vërtetë që VMRO e mundësoi biznesin e kanabisit, akuzon opozitarja LSDM.
"Ende nuk ka përgjigje se si kaluan 5 ton drogë kufirin maqedonas? Kush do të mbahet përgjegjës për këtë skandal karteli dhe kush në qeveri është i përfshirë? Sepse është e qartë për të gjithë, pa mbështetjen e strukturave në qeveri, Ministrinë e Brendshme, Doganat, është e pamundur që 5 ton drogë të kontrabandohen përtej kufirit. LSDM ka ngritur alarmin prej ditësh për lidhjen midis strukturave kriminale në Maqedoni dhe Serbi. Qeveria hesht, ashtu siç hesht për fotografitë e Mickoskit me kriminelin Sime. Tani qytetarët po shikojnë një fushatë mediatike me sekuestrime kanabisi dhe përpjekje të Qeverisë për të shpërqendruar nga pyetja kryesore: kush lejoi që 5 ton drogë të kalonin kufirin?", thonë nga LSDM.
Ata thonë se baza ligjore për prodhimin e kanabisit mjekësor në Maqedoni u krijua nga VMRO dhe Nikolla Gruevski me ndryshimet në Ligj më 9 shkurt 2016.
