Maqedoni
Zekolli: Autostrada Kërçovë–Oher pritet të përfundojë në tremujorin e parë të vitit 2027
06.02.2026 12:02
Autostrada Kërçovë–Oher pritet të përfundojë në tremujorin e parë të vitit 2027...

Autostrada Kërçovë–Oher pritet të përfundojë në tremujorin e parë të vitit 2027, me disa shtyrje të vogla për shkak të kushteve klimatike.
“Janë shtyrë vetëm tre muaj për shkak të problematikave që kemi hasur në pjesën e Botunit, për shkak të reshjeve të dheut. Kushtet klimatike në vjeshtë dhe dimër, me lagështinë që krijohet, kanë shkaktuar situata të tilla. Ne e kishim parashikuar që ndoshta do të nevojiteshin edhe tre muaj shtesë, por kjo nuk do të thotë se ekipet nuk janë në terren apo nuk po punojnë. Përkundrazi, mund të ndodhë që projekti të përfundojë edhe më herët se sa ishte planifikuar.”, deklaroi Zekolli në emisionin Biznes Plus.
