Maqedoni

VMRO-DPMNE do të zgjedhë Komitetin Ekzekutiv

06.02.2026 12:07

VMRO-DPMNE do të mbajë sonte një seancë të Komitetit Qendror...

VMRO-DPMNE do të mbajë sonte një seancë të Komitetit Qendror, në të cilën do të zgjidhet një Komitet i ri Ekzekutiv dhe një sekretar i ri i përgjithshëm i partisë. Kryetari i partisë dhe kryeministri, Hristijan Micskoski, njoftoi mbrëmë se në këtë mandat VMRO-DPMNE do të ketë një kryetar, sekretar të përgjithshëm dhe anëtarë të Komitetit Ekzekutiv.
 
Përbërja e re e KE-së do të duhet të ketë 29 anëtarë. Mickoski tha se takimi i parë me përbërjen e re të Komitetit Ekzekutiv është planifikuar të mbahet javën e ardhshme kur do të merret një vendim për një rizgjedhje të përgjithshme të komiteteve komunale të partisë. Sipas tij,  pritet që  ky proces të përfundojë diku deri në maj ose qershor.