Botë
Delegacioni i OSBE-së viziton Moskën, përpjekje diplomatike për paqe ne Ukrainë
06.02.2026 14:28
Në kontekstin e konfliktit të vazhdueshëm midis Rusisë dhe Ukrainës...

Në kontekstin e konfliktit të vazhdueshëm midis Rusisë dhe Ukrainës, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) riafirmoi gatishmërinë e saj për të mbështetur përpjekjet për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe parimet e Helsinkit. Kryetari i OSBE-së, Ignasio Kasis, ndodhet për një vizitë dyditore në Moskë. Ai u shpreh se qëllimi është të “hapen dyer” për dialog midis vendeve me pikëpamje të ndryshme dhe të gjenden mënyra për të lehtësuar proceset e paqes, përfshirë monitorimin e një plani për ndalimin e luftës. Ai përmendi gjithashtu vizitat e OSBE-së në Kiev dhe Ukrainë, duke theksuar qasje të hapur ndaj të gjitha palëve.
“Jam këtu për të hapur dyer me këtë organizatë. Fakt është se në tre vitet e fundit nuk ka qenë e mundur të zhvillohet dialog midis vendeve me pikëpamje të ndryshme dhe kjo është një fatkeqësi. Ne dëshirojmë të ecim përpara në këtë rrugë. Kemi kërkuar mënyra që kjo organizatë të mos luajë vetëm një rol në mbështetje të fazës përfundimtare të diskutimeve, janë duke u zhvilluar, por edhe të përgatitet për një plan paqeje ose armëpushim. Ne besojmë OSBE-ja është organizata më e rëndësishme për të menaxhuar monitorimin e një procesi paqeje. Shpresoj se dialogu ynë do të ketë një qasje konstruktive për të gjetur mënyra për të ndalur luftën.”, - deklaroi kryetari i OSBE-së Bashkëpunim në Evropë, Ignazio Kasis.
Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, theksoi se OSBE-ja po kalon një krizë të thellë dhe ndodhet në prag të vetëshkatërrimit, duke vënë në dyshim legjitimitetin e saj për negocim.
“Nuk do të ndalem te shembujt se si OSBE-ja ndodhet në situatën e saj aktuale të krizës së thellë dhe afër rrezikut real të vetëshkatërrimit. Arsyeja është shumë e thjeshtë: largimi radikal i shumicës së vendeve perëndimore nga parimet e larta të vendosura në aktin final të Helsinkit dhe nga deklaratat e miratuara në samitet e OSBE-së gjatë viteve në vijim.”, - theksoi ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov.
Pavarësisht përpjekjeve për dialog dhe takimeve të fundit në Abu Dhabi, si dhe rolit aktiv të OSBE-së për të lehtësuar bisedimet dhe mbajtur hapësirën për paqe, luftimet në terren vazhdojnë. Sulme ruse ka pasur në disa qytete të Ukrainës, po ashtu edhe kundërsulme ukrainase me raketa në Belgorodit pranë kufirit me Rusinë tregojnë se situata mbetet e tensionuar dhe e paqëndrueshme.
FARIJE DAUTI BAKIU
