Maqedoni

Shëndetësi, FSSh: Të siguruar 17 mijë persona më pak

06.02.2026 14:36

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore edhe këtë vit përgatiti raportin vjetor për vitin 2024...

Në përputhje me dispozitat e Ligjit për Sigurimet Shëndetësore, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore edhe këtë vit përgatiti raportin vjetor për vitin 2024, mbi operacionet e tij dhe një analizë të performancës së tij ekonomike dhe financiare, e ku drejtori i Fondit të Sigurimit Shëndetësor i RMV-së, Sasho Klekovski, raportoi para deputetëve të Komisionit Parlamentarë. Sipas Klekovskit, në vitin 2024, numri i personave të siguruar të mbuluar nga sigurimi shëndetësor i detyrueshëm ishte mbi 1.8 milion persona. Sipas tij, numri i personave të siguruar në periudhën 2022-2024 është ulur në 17.201 persona.   
 
“Gjatë vitit 2024 kemi pasur 1.839.537 persona të cilët kanë sigurim shëndetësor dhe numri është ulur për mbi 17 mijë persona në krahasim me vitin e kaluar, dhe kjo ulje bazohet nga personat të cilët janë larguar nga vendi. Po ashtu vlen të përmendet se kemi pasur rritje të medikamenteve të cilat kanë qenë të vendosura në listën pozitive apo nëse e shndërrojmë në numra mund të themi se harxhimet janë rritur për 525 milionë denarë, ku janë vendosur 9 medikamente gjenerative për sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjeve të gjakut dhe sistemit nervor.”, - deklaroi drejtori i Fondit të Sigurimit Shëndetësor i RMV-së, Sasho Klekovski.
 
Klekovski po ashtu pohoi se në vitin 2024 u lidhën kontrata me gjithsej 138 laboratorë, nga të cilët 124 laboratorë që kryejnë analiza me referim nga një mjek i kujdesit parësor dhe 14 laboratorë të specializuar diagnostikues. Klekovski po ashtu përmendi edhe rritjen e pagave që është realizuar në sektorin e shëndetësisë.
 
“Atë të cilën kemi arritur gjatë vitit 2024 është rritja e parë e pagave në shëndetin publik në muajin nëntor, ndërsa në dhjetor është arritur miratimi për rritjet, të cilat duhet të arrihen në kontinuitet në vitin 2025, 2026, 2027 dhe 2028. Kur jemi tek laboratorët, sipas standardeve të laboratorisë biokimike, ne duhet të kemi një laboratori në 18 mijë banorë, ndërsa ne kemi shumë më shumë, apo vetëm në Shëndetin Publik kemi mbi 100 laboratori.”, - theksoi drejtori i Fondit të Sigurimit Shëndetësor i RMV-së, Sasho Klekovski.
 
Sipas raportit, numri i përgjithshëm i ditëve të shtrimit në spital në vitin 2024 arrin në 934.000, që është 594 më shumë se një vit më parë.  Konsumi mesatar i ilaçeve, sipas numrit të recetave të plotësuara për person të siguruar për vitin 2024 është 14.2 receta, që përfaqëson një rritje prej prej 496 recetash krahasuar me vitin 2023.
 
FITIM KRYEZIU