Maqedoni

Debat, tragjeditë nga zjarri, leksionet, parandalimet

06.02.2026 14:47

Tragjeditë në RMV dhe Rumani të shkaktuara nga zjarri në ambientet e mbyllua kanë thuaja të njëjtat arsye....

Tragjeditë në RMV dhe Rumani të shkaktuara nga zjarri në ambientet e mbyllua kanë thuaja të njëjtat arsye. Ekspertët thonë se jetët e humbura ndodhën nga mosrespektimi i rregullave të sigurisë nga ana e pronarëve, numri disproporcional i të pranishmeve në raport me hapësirën, efektet eksplozive dhe mungesa e daljeve nga diskotekat. Nga MPB-ja e Rumanisë dalin me porosi që të respektohen ligjet dhe të rriten dënimet, në mënyrë që të shërbejë si parandalim i tragjedive tjera të mundshme.
 
“Ka diçka që është e përbashkët për të gjithë ata, dhe, kjo është mungesa e parandalimit dhe dëshira për të marrë rrezik nga ana e atyre që udhëheqin objektet e tilla, ku njerëzit shkojnë të argëtohen. Pa marrë parasysh nëse bisedojmë për Maqedoninë e Veriut ose Rumaninë, bëhet fjalë për zjarr të mbyllur, protokolle jo të mjaftueshme për mbrojtjen nga zjarri.”, - deklaroi Raed Arafat nga MPB – Rumani.
 
Nga delegacioni i BE-së në vend pohuan angazhimin e tyre në asistencën ndaj familjarëve, si dhe mirëpresin idetë e ekspertëve për parandalim të tragjedive. Qëndrojnë në dispozicion në rikuperimin e familjarëve të viktimave në Koçan.
 
“Sigurisht duhet të mendojmë, t’i kemi në mendje familjet e viktimave, dhe, të shohim se në cilën mënyrë më të mirë mund t’i ndihmojmë, t’i mbështesim në këtë rrugë të vështirë të rikuperimit. Ne, delegacioni, organizuam grup pune që të shohim se si t’i kanalizojmë resurset e kapshme. Njëkohësisht jemi në kontakt me kryetarin e komunës, pushtetin, në raport me atë se çka është e nevojshme.”, - theksoi euroambasadori, Mihalis Rokas.
 
Këto komente u thanë në debatin publik "Bukuresht – Koçan, shërimi përmes Unitetit: Mësimet e nxjerra dhe rruga drejt rimëkëmbjes”, të organizuar në Shkup.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU