Debati për rritjen e minimales, LSDM-ja me kalkulime konkrete
LSDM-ja vazhdon t’i bëjë ofertë Qeverisë...

LSDM-ja vazhdon t’i bëjë ofertë Qeverisë për modelin se si të rritet paga minimale në vlerë prej 600 eurove. Përmes një ribalanci të propozuar nga pushteti dhe shkurtimeve të luksit qeveritar, siç thonë socialdemokratët, mund të mbërrijmë një jetë dinjitoze për të gjithë të punësuarit, ata në sektor shtetëror, publik dhe privat.
“Duke shkurtuar 20 deri në 30% në pjesën, "mallra dhe shërbime", që përfshin automjetet, mobilet, udhëtimet, përfaqësimet, shërbimet me marrëveshje, rehatinë për zyrtarët, sigurohen 130 milionë euro. Duke shkurtuar në pjesën "transferime të ndryshme", honorarët, do të sigurohen 75 milionë euro . Pra, vetëm duke shkurtuar në këto kategori, sigurohen 130 deri në mbi 200 milionë euro. Këto para janë të mjaftueshme, jo vetëm për një pagë minimale prej 600 eurove, por edhe për një masë shtesë për të mbështetur sektorin privat duke subvencionuar kontributet.”, - theksoi nënkryetarja e LSDM-së, Jovana Trençevska.
LSDM-ja përkujton se gjatë qeverisjes së tyre, paga minimale u rrit nga 8.000 denarë në 22.000, pa rrezikuar ekonominë e vendit. Përkundrazi, sipas analizës së tyre, nëse rritet konsumi dhe ndan më shumë para për qytetarët dhe kompanitë, paralelisht rritet edhe prodhimi vendor. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)
