Rriten tensionet në Arktik, Kanadaja hapi konsullatën në Grenlandë

06.02.2026 17:17

Kanadaja ka hapur zyrtarisht konsullatën e saj të parë në Grenlandë...

Kanadaja ka hapur zyrtarisht konsullatën e saj të parë në Grenlandë, duke shënuar një zgjerim historik të pranisë diplomatike në territorin arktik dhe një sinjal të fortë mbështetjeje për popullin grenlandez.

Një delegacion i nivelit të lartë nga Otava, i kryesuar nga guvernatorja e Përgjithshme, Meri Simon dhe ministrja e Jashtme, Anita Anand, mbërriti në Nuuk, i shoqëruar nga një anije e Rojës Bregdetare Kanadeze.

Hapja e konsullatës vjen në një moment delikat gjeopolitik, pas deklaratave të përsëritura të presidentit amerikan Donald Tramp për marrjen nën kontroll të Grenlandës.

Në një fjalim para udhëtimit, Meri Simon theksoi se Kanadaja “mbështet fuqimisht të drejtën e popullit të Grenlandës për të vendosur vetë për të ardhmen e tij”.

Hapja e konsullatës kanadeze përkon me një vizitë të ngjashme të zyrtarëve francezë, të cilët po ashtu po hapin përfaqësinë e tyre diplomatike në Nuuk.

Deri më tani, vetëm ShBA-ja dhe Islanda kishin prani të plotë diplomatike në Grenlandë.