Maqedoni
BE përshëndet marrëveshjen, Kociançiq: Partitë t’u përmbahen obligimeve
03.06.2015 15:14
Komisioni Evropian ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mbrëmë nga katër liderët e partive politike...

Komisioni Evropian ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mbrëmë nga katër liderët e partive politike, VMRO-së, LSDM-së, BDI-së dhe PDSh-së me ndërmjetësim të eurokomisarit Hahn.
Bisedimet ishin të ndërtuara në bazë të bisedimeve paraprake, që janë mbajtur në Strasburg, në Parlamentin Evropian.
Nga marrëveshja e arritur mbrëmë, të gjitha partitë u obliguan t'i parashtrojnë fillimisht interesat e qytetarëve dhe të të gjitha bashkësive në vend, thekson zëdhënësja e eurokomesarit Hahn, Maja Koçançiq.
“Në bisedime të gjitha partitë politike vërtetuan se janë të obliguar të vendosin interesin e qytetarëve, bashkësive etnike dhe të shtetit në përgjithësi në rend të parë, gjithashtu janë obliguar për procesin integrues të vendit bazuar në përforcimin e demokracisë, marrëdhënieve ndëretnike dhe fqinjësisë së mirë”- deklaroi zëdhënësja e KE-së, Maja Koçiançiq.
Kriza aktuale duhet të tejkalohet deri në prillin e ardhshëm, ndërsa gjatë këtij intervali duhet të tejkalohen të gjitha sfidat me të cilat ballafaqohet vendi, thekson Koçiançiq.
“Nuk do e quaja atë periudhë tranzicioni, më shumë quhet situatë para së cilës qëndrojnë sfida. Kjo është situatë për të cilën të gjithë jemi të vetëdijshëm se kriza aktuale duhet të zgjidhet dhe të gjitha hapërimet tona çojnë në atë drejtim. Kur bëhet fjalë për gjyqësor të pavarur, shteti duhet të punojë në reformat që dalin nga kapitulli 23 dhe 24, të cilat lidhen me shtetin e së drejtës”- tha zëdhënësja e KE-së, Maja Koçiançiq.
“Nga rëndësia esenciale është që obligimet që janë ndërmarrë nga ana e partive, në të ardhmen të zbatohen në vullnet të mirë"- thekson zëdhënësja e eurokomesarit Hahn, duke iu referuar kumtesës së lëshuar nga Komisioni Evropian lidhur me takimin e mbrëmshëm mes partive politike në vend.
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU
