Maqedoni

Ukrainë, sulme ruse ndaj infrastrukturës energjetike

07.02.2026 15:41

Rusia ka kryer sulme masiv ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës...

Rusia ka kryer sulme masiv ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, duke përdorur mbi 400 dronë dhe rreth 40 raketa. Për pasojë, në këto temperature tejet të ulëta, është shkaktuar ndërprerje emergjente e furnizimit me energji elektrike, në shumicën e rajoneve të Ukrainës, përfshirë edhe Kiev.
 
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi ristrukturimin dhe forcimin e forcave ajrore me qëllim përmirësimin e kapaciteteve mbrojtëse, veçanërisht kundër sulmeve me fluturake pa pilot.                               
 
“Komponenta e mbrojtjes ajrore, sidomos ajo kundër dronëve, duhet të funksionojë më fuqishëm dhe të tejkalojë problemet ekzistuese. Në disa zona linjat mbrojtëse janë ndërtuar më mirë, ndërsa në të tjera ende ka punë për t’u bërë”, deklaroi presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.  
 
Bruksel, BE propozon pako të re sanksionesh ndaj Rusisë
 
Edhe autoritetet ruse njoftuan për ndërprerje të energjisë elektrike pas sulmeve ukrainase në territorin rus.         
 
“Edhe një granatim tjetër në Belgorod. Ndërprerjet e energjisë elektrike po përhapen në qytet dhe në zonat përreth. Fatmirësisht, temperaturat nuk janë shum të ulkëta dhe sillen nga minus një deri në minus tre gradë, por edhe kështu, moti i ftohtë paraqet një kërcënim serioz për jetesën e banorëve të rajonit kufitar”, u shpreh guvernatori i Belgorodit, Vjaçesllav Glatkov.                      
 
Për shkak të granatimeve pran kufirit me poloninë, dy aeroporte në juglindje të Polonisë janë mbyllur përkohësisht, njoftoi Komanda Operative e Forcave të Armatosura polake. Komisioni Evropian nga ana tjetër ka propozuar paketën e 20-të të sanksioneve kundër Rusisë, të fokusuara në sektorin energjetik, shërbimet financiare dhe tregtinë. 
 
“Mendoj se kompanitë e mëdha energjetike ruse duhet të sanksionohen më ashpër. Po ashtu, duhet shqyrtuar edhe mundësia e sanksioneve dytësore, për të ushtruar presion më të madh ndaj vendeve që vazhdojnë të blejnë sasi të mëdha gazi dhe nafte ruse”, theksoi eurodeputeti Sven Mikser. 
 
Pa marr parasyshë luftimet, presidenti ukrainas Zelenski dhe kabineti i presidentit rus Putin, kanë bërë të ditur se pritet një raund i ri bisedimesh mes Kievit dhe Moskës, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
 
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU