Maqedoni

VMRO-DPMNE dhe LSDM, përplasje për kapjen e mbi 40 tonelata marihuanë

07.02.2026 16:21

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria për ndjekjen e krimit...

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar kanë vazhduar aksionin për sasinë e kapur rekorde të marihuanës e cila megjithse nuk është konfirmuar nga MPB, nga VMRO-DPMNE dhe LSDM thuhet se janë kapur mbi 40 tonelata marihuanë.
 
Aksioni ka filluar pasi në Serbinë fqinje ditë më parë u kapën pesë tonelata marihuanë, prandaj filloi kontrolli në ambientet e ish fabrikës Ohis, prej ku u nxorrën disa kamjon dhe automjete tjera me marihuanë. Nga VMRO-DPMNE kanë kërkaur hetim të plotë për rastin, përfshi edhe hetimin nëse ish kryemisnitri Zoran Zaev dhe njerëz të afërt me atë janë të implokuar në këtë rast. 
 
“Mbi dy të tretat e 27 tonëve të drogës së kapur është nga ndërmarrja e kuadrit të LSDM-së, bashkëpunëtor i Zoran Zaevit. Kompania “CBD Medplant”, në pronësi formale të Hristijan Kotevit, ndërsa realisht e babait të tij Toni Kotev, ish-kryetar i degës së SDSM-së në Novo Sellë dhe i afërt në biznes me Vice Zaevin dhe Gidan Kolevin, në periudhën nga 30.06.2025 deri në nëntor 2025, ka dorëzuar 19 tonë marihuanë drejt fabrikës së Shkupit, sipas sasisë së dorëzuar të dokumentuar. Për më tepër, sot në mëngjes nga kompania e Strumicës janë nxjerrë edhe 21 tonë drogë!”, deklaroi Brane Petrushevski nga VMRO-DPMNE.
 
Ndërkohë nga LSDM kanë kërkuar përgjegjësia për skandalin me 5 tonë drogë nga Maqedonia, të sekuestruara në Serbi, i cili sipas tyre ka lidhje me majën e pushtetit.
 
“Pa mbështetje nga struktura të larta të pushtetit në MPB, në Doganë dhe në institucione të tjera nuk është e mundur të kontrabandohen tonelata të tëra droge. Lidhja e strukturave kriminale në Maqedoni dhe në Serbi tani është para syve të publikut dhe shumë shpejt gjithçka do të bëhet e qartë. Edhe për fushatën mediatike dhe defokusimin me pretendime për sekuestrime të sasive të mëdha brenda vendit po ashtu. Nëse janë sekuestruar 40 tonë apo më shumë, dhe bëhet fjalë për marihuanë të prodhuar ilegalisht, atëherë përsëri faji bie mbi pushtetin. Kush ka lejuar që gjatë dy viteve të fundit të prodhohet dhe të ruhet ilegalisht marihuana? MPB-ja? Shëndetësia? Bujqësia?
Cili institucion?”, pyesin nga LSDM-ja opozitare. 
 
NERMIN MULAKU FEZJULLAHU