Maqedoni
BDI: Vazhdon anashkalimi i gjuhës shqipe
07.02.2026 17:31
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar lidhur me anashkalimin e gjuhës shqipe...

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar lidhur me anashkalimin e gjuhës shqipe në tabelat e vendosura autostradën Shkup–Tetovë-Gostivar.
Në reagimin e BDI-së thuhet se në tabelën e vendosur në rrugën Shkup-Tetovë-Gostivar është anashkaluar gjuha shqipe. Sipas ksaj partie, kësaj Qeverie i pengon shqipja kudo, aq sa nuk respekton as Kushtetutën, as ligjin.
ASH mbështetje studentëve, provimi i jurispodencës të jepet në gjuhën shqipe
Ndërkohë ASH e Arben Taravarit, në një reagim të sajë thot se studentët janë në pritje, ndërsa institucionet në heshtje për provimin e jurispodencës në gjuhpën shqipe.
Sipas partisë së Taravarit, Ministria e Drejtësisë refuzimin e kërkesës së studentëve e ka arsyetuar me një arsye banale dhe juridikisht të paqëndrueshme: se provimi i jurisprudencës nuk mund të mbahet në gjuhën shqipe pasi shërben si test për njohjen aktive të gjuhës maqedonase.
Ky arsyetim është i papranueshëm dhe bie ndesh me parimet kushtetuese dhe Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, thonë nga partia e Taravarit.
