Botë

Irani dhe SHBA sëshpejti bisedime rreth programit bërthamor

07.02.2026 17:54

Teherani dhe Uashingtoni besojnë se bisedimet bërthamore...

Teherani dhe Uashingtoni besojnë se bisedimet bërthamore duhet të rifillojnë së shpejti pas negociatave indirekte në Oman, edhe pse Teherani përjashtoi diskutimet për programin e tij raketor dhe pasurimin e uraniumit.
 
Ministri i Jashtëm i Iranit Abbas Araqchi, ka dekalruar se të dyja palët ranë dakord që diskutimet duhet të rifillojnë së shpejti, duke shtuar se nuk ka një afat të rënë dakord për takimin e radhës. Ai tha se Teherani është i hapur për arritjen e një marrëveshjeje, dhe shtoi se çështjet që lidhen me programin raketor të Iranit dhe pasurimin e uraniumit janë të papranueshme për negociatat e ardhshme. “As tani e as në të ardhmen nuk mund të mbahen negociata për raketat, sepse kjo është një çështje mbrojtëse”, tha ai.
 
“Çështja e ndalimit të pasurimit nuk është e negociueshme nga këndvështrimi i Iranit”.
 
Komentet e Araqchit erdhën një ditë pasi delegacione nga Teherani dhe Uashingtoni zhvilluan bisedime të ndërmjetësuara nga Omani dhe pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se diskutimet ishin “shumë të mira”.