Maqedoni
Mickoski, do të zgjerohet aksioni për marihuanë
08.02.2026 13:22
Kryemisnitri Hristijan Mickoski thot se as ai e ash MPB nuk e dinë me saktësi...

Kryemisnitri Hristijan Mickoski thot se as ai e ash MPB nuk e dinë me saktësi se 5 ton dorgë të kapura në Serbi, kanë dalur nga Maqedonia. Duke u ndalur te aksioni policorë në vend me çrast janë konfiskuar 40 tonë marihuanë, Miskoski paralajmëroi zgjerimin e aksionit.
“Unë do të isha shum i kujdesshëm në rrethana kur po realizohet aksioni më i madh në luftën kundër mjeteve narkotike në Maqedoni, i cili nuk ka filluar prej dje, por është një proces i cili po zgjet një kohë më të gjatë. Tanimë janë 40 ton dhe nuk do të befasohem nëse deri në fund arrihet në 100 ton. Të martën në seancë qeveritare do të sjellim vendim që të kontrollohet gjithkund. Për fat të keq kjo është një politikë e gabuar, politikë e kartelëve që e ka zhvilluar qeveria e kaluar e LSDM-së deh BDI-së”, shpreh kryemisnitri i RMV-së, Hristijan Mickoski.
Kompanitë ku është konfiskur marihuana vlerësojmë se nuk e kanë respektuar ligjin thot kryemisnitri, sipas të cilit këtë në fund do ta vërtetojë gjykata.
“Ne në hetimet që tani po i realizojmë dhe në aksionin, vlerësojmë se nuk e kanë respektuar. Do të shohim tani ky proces se si do të zhvillohet. Ndoshta gjykata do të thotë shteti nuk ka të drejtë e kanë respektuar ligjin. Ne mendojmë se nuk e kanë respektuar i kemi konfiskuar ato sasi dhe tani kontrollat e njejta do ti bëjmë edhe te personat tjerë juridik që merren me këtë veprimtari”, theksoi Mickoski.
Mickoski tha se sasitë e konfiskuara të marihuanës do të ruhen në depon e MPB-së dhe pas procesit gjyqësorë, nëse konstatohet shkelje e ligjit, ato do të shkatrrohen.
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU
