Maqedoni

Mickoski: Ligji i gjuhëve e mundëson, provimi i jurispodencës mund të jepet në shqip

08.02.2026 13:54

Kërkesa e studentëve shqiptarë që provimi i jurispodencës të jepet edhe në gjuhën shqipe...

Kërkesa e studentëve shqiptarë që provimi i jurispodencës të jepet edhe në gjuhën shqipe, është në përputhje me ligjin e gjuhëve, thot kryemisnitri Hristijan Mickoski. Sipas tij ligji i gjuhëve është i qartë, nëse dikush kërkon që provimin ta jep në gjuhën shqipe, duhet ti mundësohet.
 
“Ligji i gjuhëve është i qartë në këtë rast, nëse dikush kërkon të jap provimin në gjuhën shqipe, duhet ti  lejohet”, deklaroi kryeministr i RMV-së, Hristijan Mickoski.
 
Por deri sa për kryemisnitrin nuk ka asgjë kontestuese në këtë temë, kështu nuk mendojnë nga minsitria e drejtësisë, prej ku dit më parë kanë thënë se provimi i jurisprudencës nuk mund të mbahet në gjuhën shqipe sepse shërben si test për njohjen aktive të gjuhës maqedonase, e cila është kusht ligjor për ushtrimin e profesioneve juridike gjykatës, prokuror, avokat, noter dhe përmbarues. 
 
Minsitria e Drejtësisë, nuk e ndanë qëndrimin e njejtë me kryeminsitrin
 
“Meqenëse sipas Ligjit për përdorimin e gjuhëve, gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik është gjuhë zyrtare në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe se krahas gjuhës maqedonase, gjuhë zyrtare është edhe gjuha që flitet nga të paktën 20% e popullsisë që flet një gjuhë tjetër përveç maqedonishtes, kushti për njohjen aktive të gjuhës maqedonase është i domosdoshëm gjatë dhënies së provimit të jurisprudencës, e që në esencë paraqet kusht që të jepen të gjitha provimet e cekura që janë kusht për zgjedhjen e personit për gjykatës, prokuror publik, avokat, noter dhe përmbarues”, kanë vlerësuar nga Ministria e Drejtësisë, lidhur me peticionin e 385 studentëve shqiptarë nga tre fakultete të juridikut të UT-së, UEJL-së dhe UNT-së, të cilët kërkojnë që provimi i jurisprudencës të jepet në gjuhën në të cilën i kryejnë studimet, në gjuhën shqipe.  Peticioni është dorëzuar te Ministra e Drejtësisë, Agjencinë për Zbatimin e Gjuhëve, Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve, kryetari i Kuvendit dhe te zëvendëskryeministri i parë.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI