Maqedoni
Zaev: Do ta padis VMRO-DPMNE-në, shpifi për implikimin në biznesin me marihuanë
08.02.2026 13:38
Ish-kryeministri Zoran Zaev, ka reaguar ndaj akuzave të VMRO-DPMNE-së...

Ish-kryeministri Zoran Zaev, ka reaguar ndaj akuzave të VMRO-DPMNE-së se më shumë se dy të tretat e 27 tonëve të sekuestruara të marihuanës vijnë nga një kompani e lidhur me LSDM-në dhe bashkëpunëtorë të ish-kryeministrit Zaev.
Sipas tij ose VMRO-DPMNE dhe deputeti Petrushevski do ti kërkojnë falje publike për, siç thotë Zaev, gënjeshtra, shpifje dhe fyerje të vazhdueshme ndaj tij, ose ai do të ngris padi ndaj tyre.
“Kërkoj publikisht falje nga deputeti Petrushevski dhe nga partia VMRO-DPMNE për të gjitha këto gënjeshtra, shpifje dhe fyerje, përfshirë edhe keqpërdorimin e qëllimshëm të emrit tim në atë dramë të inskenuar rreth konfiskimit të dhjetëra tonëve kanabis mjekësor, për shkak të gjoja ruajtjes dhe magazinimit të papërshtatshëm. Është një gënjeshtër e paturpshme se jam i lidhur në çfarëdo mënyre me rastet e kanabisit që u prezantuan para opinionit publik. Është një gënjeshtër e paturpshme dhe e pacipë se kam telefonuar në Drejtorinë e Doganave. Pa asnjë ndjenjë turpi, po aq të neveritshme janë edhe gënjeshtrat e tjera për mua, të cilat i përsërisin pothuajse çdo ditë që nga tërheqja ime nga politika, e veçanërisht në këto gati dy vite sa janë në pushtet, si ajo se po ndërtoj gjoja rrokaqiej prej 40 katesh në Dubai, se po ushtroj presion për blerjen e spitalit të Zhan Mitrevit, se po ndërhyj në punën e organeve të drejtësisë dhe institucioneve të tjera, si dhe një sërë trillimesh dhe konstruktesh të tjera. Prej pesë vitesh po duroj fyerje të përditshme. Nëse nuk kërkojnë falje brenda afatit të paraparë ligjor, do të parashtroj padi kundër Petrushevskit dhe VMRO-DPMNE-së. Do të luftoj me të gjitha mjetet ligjore për ta hequr këtë njollë nga emri im”, thekson Zaev në reagimin e tij.
VMRO-DPMNE: Zaev babai i biznesit të kanabisit
Por nga VMRO-DPMNE kanë përsëritur akuzat, duke theksuar se Zaev është babai i biznesit të kanabisit. Ndërsa deputeti Petrushevski tha se nuk e ka ndërmend ti kërkoj falje Zaevit.
“Paraqitja në opinion e Zaevit është goditje direkte në qendër dhe shpërthim i revoltës së zaevëve, të cilët u kapën drejtëpërdrejtë në vend ngjarje në mjaltë. Zaev gënjen se nuk po ndërton në Dubai. Për këtë ka dëshmi publike, dhe është fakt se Zaev sëbashku me Filipçen ka vizë të artë dhe është mirë të sqaroj se në çfar baze e ka marr vizën. Filipçe ka gënjyer se do të ishte mejk në Dubai, prandaj ka marr vizë. Edhe Zaev do të operojë prandaj ka marr vizë? Është fakt se themelues i biznesit me marihuanë është qeveria e Zaevit. Rreth 70% e drogës së konfiskuar është e ndërmarrjes në pronësi të kuadrit të LSDM-së, më saktësisht njeri i afërt me Zaevin. Vetëm gajtë ditës së djeshme në rajonin e Strumicës u kanfiskuan 30 tonelata drogë. Kush është personi dhe firma e lidhur me LSDM-në? Bëhet fjalë për kompaninë “CBD Medplant”, në pronësi të Toni Kotevit i njohur si Mëkçev, ish-kryetar i degës në Novo Sellë, formalisht kompania është në pronësi të djalit të tij. Mëkçev është i njohur si person bizneset e të cilit janë të lidhura me Vice Zaevin. Kompania e Mëkçevit drejtë fabrikës në Shkup, ku nisi aksioni policor për periudhë më të vogël se gjashtë muaj, në vitin 2025 ka dërguar 19 tonelata marihuanë”, deklaroi Brane Petrushevski nga VMRO-DPMNE.
Ndërkohë nga LSDM kanë pyetur se pse edhe pas pesë ditësh nuk ka përgjigje se si kanë kaluar 5 ton drogë në kufi për në Serbi, dhe askush nuk po përgjigjet.
“Nuk ka të arrestuar, nuk ka të dyshuar ka vetëm defokusim. Nga fotografitë e publikuara mund të shihet se droga e kapur në Serbi, ishte e paketuar nuk kuti të mëdha të kartonit, me dimensione 60 me 40 centimetra me nga katër deri në pesë kiligram në qese najloni. Kjo do të thotë shum dërgersa dhe shum automjete apo kamjon. Pesë, dhjetë apo edhe më shum shleper duhej ta kalonin kufiri e Maqedonisë. Si? Pa përkrahje nga krerët e pushtetit, shferci i sasisë së madhe të drogës nëpër kufij thjesht nuk ishte i mundur”, u shpreh Aleksandar Sasha Dimitrievsiq nga LSDM.
Nga LSDM pyesin ku janë kamerat e qytetit të sigurt, ku është policia, ku janë ekipet mobile të doganës, ku janë kontrollat. Mickoski, Toshkovski, Tarçullovski, Boban Nikollovski, kush është I implikuar dhe kush ka lejuar që 5 tonelata drogë ta kalojnë kufirin, pyesin nga LSDM.
Sipas kësaj partie rasti i skandalit me 5 tonë drogë është I lidhur me partinë simotër të VMRO-DPMNE-së në Serbin, SNS dhe me zyrtarë shtetëror.
VLORA LATIFI TOPOJANI
