Maqedoni
Rritja e pagave për 11 mijë adminsitratorë, qeveria dhe SPAGJ e quajnë historike
08.02.2026 14:10
Kryeminstri Mickoski i kënaqur për rritjen e pagave për adminstratorët...

Kryeminstri Mickoski i kënaqur për rritjen e pagave për adminstratorët në gjyqësor dhe prokurori, ku në pako hynë rreth 11 mijë nëpunës, ndërkaq 40% i rritjes së pagës duhet të mbarojë deri në vititn 2028.
Marrëveshje të tilla siç tha Mickoski më herët janë arritur edhe me nëpuënsit në arsim, shëndetësi dhe institucione të tjera.
“Do të përfshihen rreth 11 mijë të punësuar, në gjyqësor dhe prokurori, dhe, me këtë, qeveria si punëdhënës më i madh, në tërësi praktikisht me kolegët e tij krijon marrëveshje dhe kjo marrëveshje është me afat kohor deri në vitin 2028… Deri më tani, anjëherë më parë nuk ka ndodhur që të kemi plan të këtillë për rritjen e pagave dhe harmonizimin e tyre, që të vimë në një nivel dinjitoz dhe i vlerësojmë si hapa të guximshëm në kushte të sfidave botërore që ndikojnë në ekonomi”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.
Nga Sindikata e të punësuarve në administratën gjyqësore e quajnë historike këtë vendim.
“Me secilën harmonizëm të pagës minimale, fitojmë rritje me përqindje, që në fund deri në vitin 2028 duhet të arrijë 40% të rritjes së pagës për të gjithë ata që do të nënshkruajnë marrëveshje kolektive individuale”, u shpreh Trpe Deanoski nga SPAGJ.
Aspiratata e LSM-së për rritjen e minmiales, Micksoki: Do të veprohet sipas ligjit
Por, përpjekjet e sindikatave të tjera për paga dinjitoze vazhdojnë, si aspirata për rritje e minimales. Mickoski me të njëjtin qëndrim, se minimalja do të rrites sipas ligjit.
“Ne do të t’i rrisim pagat minimale në harmoni me vendimet ligjore ndërsa nëse arrijnë marrëveshje punëdhënësi dhe nëpunësi, ne praktikisht mund ta përkrahim”, theksoi Mickoski.
Mickoski shton se edhe nëse mbrrihet marrëveshjes mes punëdhësst dhe nëpunësit për rritje pagash, nuk është e pranueshme pagesa e kontributeve për një periudhë nga ana e qeverisë.
Të gatshëm të ulen në tavolinë me LSM-në dhe Konfederatën e sindikatave të lira, që të negociojnë marrëveshje të re të përgjithshme kolektive, si mjet i vetëm në bazë të cilës do të përllogariten pagat.
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU
