Maqedoni

SPB Tetovë, rritet përdorimi i drogës nga të miturit në shkolla

08.02.2026 14:58

Përdorimi, shitja e drogës dhe subtancavë tjera narkotike...

Përdorimi, shitja e drogës dhe subtancavë tjera narkotike në rritje tek të miturit në shkollat e Tetovës. Komandanit Muhamed Ademi, tha se janë rritur kontrollet nëpër shkolla por edhe në afërsi të tyre. Sipas Ademit, gjatë kontrolleve më shepsh është sekuestruar maruhan, por nuk kanë munguar edhe substanca tjera narkotike.
 
 
“Janë rritur kontrollet në objektet hotelerike që janë në afërsi të shkollave,nuk kemi të dhëna të sakata po kemi rritje të zbulimit të rasteve të tilla. Ky ka sjell deri tek parandalimi i rastev të reja.Droga më e shpesht është maruhana por nuk mungon edhe kokaina”, deklaroi komandanti i SPB-Tetovës, Muhamed Ademi. 
 
Kasami, vazhdojmë luftën më këta dukuritë devijante
 
Kryetari i Tetovës Bilall Kasami thot se si komunë bashkë me SPB Tetovën do risin kontrollet me qëllim parandalimin e dukruive negative. Ai kërkon edhe nga prinderit të kujdesen për fëmijt e tyre.
 
“Ne do vazhdojm luftën më këta dukuri devijante sepse pasi këta jane sfidat e kohës moderne. Ne si pushtet lokal përgjegjës për shkollat,në bashkëpunim me SPB-Tetovën do vazhdojm me masat që i përmenda dhe në bashkëpunim edhe me Ministrin e Arsimit, Inspektoriatin Shtetëror për Arsim, të rritim kontrollet të rrisim masat parandaluese kosultimet e ndryshme dhe të gjithë veprimet në drejtim të asaj të ballafaqohemi. A do ketë rritje apo rrënje kjo nuk mvaret nga veprimet që i marrim ne, por është një dukuri shoqërore të cilën ne si shoqëri duhet ta luftojm. Këtu kisha berë ftes deri të prindërit që të jenë më të kujdeshëm më fëmijt e tyre pasi nuk është vetëm kurrë i nxjerin ka dera dhe kanë larguar përgjegjësin nga vetëvetja”, u shpreh kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
 
Kasami premtoi se shumë shpejt do ketë punësim në shkollat ku ka mungesë të kuadrit professional, pasi në shkollat e Tetovës ka mungesë të psikologëve dhe socilogëve.
 
VISAR SADIKI