Maqedoni

ASh e Ziadin Selës, minsitri i drejtësisë duhet të dorëhiqet

08.02.2026 15:52

Pas deklaratës së kryemisnitrit se provimi i jurispodencës në bazë të ligjit...

Pas deklaratës së kryemisnitrit se provimi i jurispodencës në bazë të ligjit, mund të jepet edhe në gjuhën shqipe, ASH e Ziadin Selës ka kërkaur dorëheqjen e misnitrit të drejtësisë.
 
Nga partia e Selës theksojnë se, Kryeministri Hristian Mickoski sot konfirmoi dy fakte të pamohueshme e të cilat shumë vartës të tij tentonin t'i mohojnë ose manipulojnë. Juristët e rinj shqiptarë kanë të drejtë që provimin e jurispodencës ta mbajnë në gjuhën shqipe, ndërsa për refuzimin e deritanishëm dhe shkeljen e kësaj të drejtë, ministri i drejtësisë duhet të shkarkohet pasi ka shkelur edhe ligjet edhe vetë Kushtetutën si aktin më të lartë juridik në vend. 
 
Fakti i dytë që ne e kemi mbrojtur vazhdimisht duke besuar në përkushtimin tonë dhe në drejtësi, është se me ndryshimet e vitit 2018 të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, që ishte kusht i ASH për Qeveri asokohe, gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në gjithë vendin dhe në nivel qëndror.
 
Megjithatë, ASH vlerëson se nuk mjafton vetëm një deklaratë e kryeministrit, fillimisht nga institucionet dhe skena politike duhet të largohen individë si ministri aktual i drejtësisë dhe gjithë të tjerët të cilët kanë mbajtur haptas qëndrime kundër gjuhës shqipe dhe të drejtave të shqiptarëve, që raste të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.
 
Më pas të fillojë urgjentisht procedurë për ndryshimin e të gjitha ligjeve dhe akteve nënligjore të cilat duhet të harmonizohen me Ligjin për përdorimin e gjujëve dhe Amendamentin V të Kushtetutës, vlerësojnë nga ASH e Ziadin Selës.