Parashikimi i motit
09.02.2026 08:56
Moti sot në vendin tonë...

Moti sot në vendin tonë do të jetë me vranësira dhe me reshje shiu të herëpashershme që do të jenë më intensive në pjesët juglindore (mbi 15 l/m²). Për shkak të depërtimit të ajrit më të ftohtë, reshjet e shiut do të shndërrohen në borë në viset më të larta. Do të fryjë dhe erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga juglindja.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 0 deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 5 deri në 11 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe me reshje shiu të herëpashershme.
Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga juglindja. Temperatura minimale do të ulet në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 8 gradë Celsiusë.
