Tabletë për studentët, 1900 studentë ende nuk i kanë marrë ata
Komisioni i Autorizuar për Rishikim të Kërkesave miratoi 5079 vauçera për tabletë me tastierë për studentë...

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Ivo Ivanovski, informoi se deri më tani 3.200 vauçera janë marrë në fakultetet ku mësojnë studentët. Të gjithë studentët që nuk i kanë marrë vauçerët e tyre, ata mund ta bëjnë këtë deri më 25 qershor.
"Rreth 1,900 studentë ende nuk i kanë marrë vauçerët e tyre. Andaj u apeloj të gjithëve që sa më shpejt që është e mundur t'i marrin vauçerët dhe t'i shfrytëzojnë deri më 25 qershor"- tha ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Ivo Ivanovski.
Tabletët me tastierë janë pjesë e projektit qeveritar dedikuar për studentët e rregullt të vitit të tretë dhe të katërt dhe për studentë të regjistruar si persona me aftësi të kufizuara në cilindo vit të studimit dhe që vijnë nga familje që nuk i kanë të ardhurat bruto mbi 32.741 denarë në muaj.
Vauçerët e studentëve për tablet janë në vlerë prej 8 mijë denarësh, ndërsa studentët mund të marrin tablet edhe më të shtrenjtë, duke shtuar para shtesë. (Rexhep Qamili, TVM2)
