Rasti “Onkologjia”, ekspertët e jashtëm gjejnë shkelje të protokollit

09.02.2026 15:13

Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup...

Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup ka vazhduar gjykimi kundër ish-drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Nino Vasev, i cili së bashku me dy onkologë të tjerë, akuzohet për trajtim neglizhent ndaj pacientëve.

Ekspertja Maja Radnik nga Fakulteti i Mjekësisë në Maribor të Sllovenisë, e cila përgatiti raportin e ekspertizës mjekësore, së bashku me asistenten Jasmina Jordan, gjithashtu nga fakulteti në Maribor, iu përgjigj pyetjeve të Prokurorisë në lidhje me kriteret mjekësore në bazë të të cilave përcaktohet terapia onkologjike, si dhe protokollet sipas të cilave bëhet kjo, por edhe për mendimet konkrete mbi trajtimin e gjithsej 51 dokumenteve mjekësore mbi të cilat është kryer raporti i ekspertizës.

“Gjatë analizimit të 51 dokumenteve, vetëm në një rast kishte një mendim konsultativ multidisiplinar. Më shpesh, pacientët merrnin ilaçe pa respektuar protokollin. Ndryshimet në trajtim nuk regjistroheshin me ndërgjegje dhe shumë shpesh pa një shpjegim pse u ndryshohet terapia.”.

Dokumentimi i plotë i trajtimit, si në çdo praktikë mjekësore, si dhe në trajtimin onkologjik, eksperti ka thënë se është me rëndësi duke shtuar se regjistrimi i saktë i trajtimit, si informacion do të thotë siguri për pacientin, por është gjithashtu i rëndësishëm dhe i nevojshëm për trajtim të mundshëm të mëtejshëm nga specialistë të tjerë mjekësorë.

“Nga dokumentacioni mjekësor i shqyrtuar u strukturuan disa gjetje të rralla, por në një numër të madh gjetjesh u vu re se pacienti po merrte medikamente dhe nuk u vunë re vështirësi, që do të thotë se nuk kishte anamnezë dhe as ekzaminim klinik dhe cilat janë protokollet.”, deklaroi eksperti slloven.

Në dokumentacionin që iu nënshtrua ekspertizës, dëshmitari tha se kishte pacientë pa ekzaminime të rregullta ambulatore dhe kjo u vu re vetëm në një pjesë të vogël të dokumentacionit.

Gjëja më e rëndësishme për pacientët kur përcaktojnë terapinë, theksoi dëshmitari, është gjetja histologjike për llojin e kancerit, si dhe analizat shtesë gjenetike dhe molekulare, stadi i sëmundjes, sëmundjet shoqëruese dhe gjendja shëndetësore e pacientit.

Rasti është në procedurë dëshmuese dhe e udhëheq gjyqtarja Snezhana Markovska, ndërsa për dëgjimin e ekspertëve nga Sllovenia janë caktuar disa seanca këtë javë.

Kah fundi i marsit duhet të fillohet me dëgjimin e ekspertëve nga Serbia, të cilët gjithashtu kanë punuar në ekspertizën mjekësore për Prokurorinë. (Vlora Latifi Topojani, TVM2)