Maqedoni
“Lagja e trimave”, arriti ndihma e Komunës së Çairit prej 1 milion denarësh
03.06.2015 17:21
Banorëve të dëmtuar të Lagjes së Trimave në Kumanovë edhe sot kanë vazhduar t’u arrijnë ndihma nga të gjitha anët...

Pas vendimit të Këshillit të Komunës së Çairit për një akordim ndihme për banorët e lagjes në vlerë prej 1 milion denarësh, ato sot u ndanë përmes OH “El Hilal”.
Në një ceremoni rasti, 50 familjeve të prekura iu ndanë nga 20 mijë denarë.
Ndihma sot kanë arritur edhe nga banorët e fshatit Sërbicë të Kërçovës, në bashkëpunim me Shoqatat Kulturore Humanitare, “Kastrioti “ dhe “ Zajazi”, nga Zvicra.
Ndihmat e arritura nga Sërbica i ndanë vetë donatorët edhe atë shtëpi më shtëpi.
Ndërkohë që përditshmëria në lagje vazhdon në kushte të krijuara pas përleshjeve të 9 dhe 10 majit, me përpjekje të vazhdueshme për normalizimin e jetës.
NEXHAT AQIFI
