Botë
Moti i keq godet Marokun, viktima e të zhdukur: Mbi 150 000 njerëz evakuohen nga banesat e tyre
09.02.2026 19:55
Moti i keq ka goditur Marokun. Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmbytje të mëdha...

Moti i keq ka goditur Marokun. Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmbytje të mëdha. Si pasojë e përkeqësimit të situatës më shumë se 150,000 njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre brenda një jave.
Të paktën katër persona kanë humbur jetën mes të cilëve edhe një fëmijë dy vjeç. Ndërsa një person rezulton i zhdukur. Pranë zonës së Kenitrës, siç raportojnë mediat e huaja rreth 40,000 persona janë vendosur në tenda.
