Parashikimi i motit
10.02.2026 09:07
Moti sot në vendin tonë...

Moti sot në vendin tonë do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut. Pasdite pritet të ketë reshje të borës.
Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi juglindor.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri 6, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 3 deri 10 gradë celsius.
Deri në fund të javës moti pritet të jetë me vranësira dhe reshje të shiut.
