LSM sot do të bllokojë Kuvendin

10.02.2026 10:27

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë njoftoi se sot në orën 09:00 do ta bllokojë hyrjen në Kuvend, me çka do të fillojë bllokada e institucioneve të cilat, siç thonë nga sindikata, e bllokojnë rritjen e pagës minimale. Do të bllokohen rrugët “Dame Gruev” dhe “11 Tetori”, te ndërtesa e Kuvendit.

Nga LSM thonë se me bllokadën do të dërgohet mesazh te deputetët se janë ata që po bllokojnë ligjin për rritjen e pagës minimale më shumë se një vit dhe të cilët nuk duan ta pranojnë nismën e LSM-së për uljen e pagave të zyrtarëve.