Maqedoni
Protesta për pagat, LSM bllokon Kuvendin
10.02.2026 11:42
Protestues nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë bllokuan sot rrugët që të çojnë në Kuvend....

Protestues nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë bllokuan sot rrugët që të çojnë në Kuvend. Kjo shënon edhe nisjen e bllokadave të institucioneve që, sipas sindikatës, po pengojnë rritjen e pagës minimale. Janë bllokuar rrugët “Dame Gruev” dhe “11 Tetori”, pranë ndërtesës së Kuvendit. Nga LSM-ja theksojnë se me këtë bllokadë do t’u dërgohet mesazh deputetëve se ata janë ata që po e bllokojnë ligjin për rritjen e pagës minimale për më shumë se një vit dhe që nuk duan ta pranojnë iniciativën e LSM-së për uljen e pagave të funksionarëve.
“Sipas informacioneve që unë i posedoj, disa deputetë u ngritën, ndoshta më herët në jetën e tyre, dhe mbërritën me veturat e tyre para orës 11:00 dhe u parkuan. Ata u zgjuan herët këtë mëngjes për të ardhur në punë para orës 09:00 të mëngjesit në mënyrë që të mos përballeshin me punëtorët në rrugë, sepse turpërohen prej tyre. Ata turpërohen nga votuesit e tyre, sepse refuzojnë të rrisin pagën e punëtorëve dhe nga ana tjetër, paga e tyre , sipas njoftimeve, do të rritet jo vetëm me 9.2 për qind, siç është llogaritur nga Guvernatori i Bankës Popullore, por me 12.6 për qind sepse ka shumë të ngjarë që Gjykata Kushtetuese të shfuqizojë dispozitën e Qeverisë nga viti i kaluar. Në seancën e sotme parlamentare ata duhet të propozojnë një rritje të pagës minimale prej 600 eurosh dhe një rritje të të gjitha pagave të tjera me të paktën 6.000 denarë. Nëse nuk e bëjnë këtë, siç premtuam, ne do të mbledhim 10.000 nënshkrime, ne do të bëhemi propozues të tyre të autorizuar dhe ne, punëtorët, do t'ua ulim pagat zyrtare.", - deklaroi Sllobodan Trendafillov nga LSM.
