Kuvendi konfirmon dorëheqjen e zv. ministrit të Arsimit, Lulzim Aliu

10.02.2026 13:41

Kuvendi republikan në seancën e sotme të 84-të...

Kuvendi republikan në seancën e sotme të 84-të, konfirmoi dorëheqjen e zv. ministrit të Arsimit, Lulzim Aliu.

Më 19 janar, Aliu njoftoi nëpërmjet rrjeteve sociale se kishte paraqitur një dorëheqje të parevokueshme nga pozicioni i tij.

Në dorëheqjen e tij drejtuar Kryeministrit, Hristijan Mickoski, Aliu tregoi se kjo vjen si pasqyrim i analizës së tij personale dhe profesionale dhe se gjatë kësaj periudhe është më e përshtatshme që ai të vazhdojë kontributin e tij në fushën akademike.