Botë
Specialja: Liron Shalën, Smakën dhe Fazliun
10.02.2026 17:12
Dhomat e Specializuara të Hagës njoftuan se kanë liruar Haxhi Shalën...

Dhomat e Specializuara të Hagës njoftuan se kanë liruar Haxhi Shalën, Bashkim Smakajn dhe Fadil Fazliun, nën kushte të caktuara.
Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu kanë ofruar edhe dorëzani një shumë të konsiderueshme parash për lirimin e tyre me kusht, sipas vendimeve të publikuara nga Dhomat e Specializuara.
Smakaj ka ofruar një shumë prej 50 mijë eurosh dorëzani, 20 mijë prej të cilave do të sigurohet nga familja, ndërsa pjesa tjetër nga dikush tjetër, por që identiteti i tij është i redaktuar për publikun.
Ndërkaq, Fazliu ka ofruar garanci prej 40 mijë eurosh që janë ofruar nga dikush që po ashtu identiteti i tij është redaktuar për publikun. Dhomat e Specializuara në Hagë kanë njoftuar sot se Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu u liruan me kusht në Kosovë.
Në vendimet e tij të 3 shkurtit 2026, Gjykatësi konstatoi se rrethanat kishin ndryshuar që prej rishikimit të paraburgimit të Smakajt dhe Fazliut në dhjetor 2025 dhe se mbajtja e tyre në paraburgim nuk ishte më e arsyeshme apo proporcionale. Po ashtu, Specialja liroi me kusht edhe Haxhi Shalën.
