Maqedoni

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

10.02.2026 22:34

Një tërmet me magnitudë 4,6 ballë sipas shkallës së Rihterit...

Një tërmet me magnitudë 4,6 ballë sipas shkallës së Rihterit ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë, sipas Qendrës Sizmologjike Evropiano-Mesdhetare (EMSC).

Sipas të dhënave në faqen e EMSC-së, epiqendra e tërmetit ka qenë 15 kilometra në veri të qytetit të Tetovës dhe 22 kilometra në lindje të Prizrenit, me një thellësi prej 5 kilometrash.

Dridhjet janë ndier edhe në qytete të tjera të rajonit.