Rajon
Tërmeti 4.8 ballë në Kosovë, u ndje edhe në RMV
11.02.2026 11:40
Një tërmet i fortë, me magnitudë 4.8 ballë sipas shkallës Rihter, goditi mbrëmë Kosovën....

Një tërmet i fortë, me magnitudë 4.8 ballë sipas shkallës Rihter, goditi mbrëmë Kosovën, konkretisht Prizrenin pranë kufirit me Maqedoninë. Epiqendra e tërmetit ishte 19 kilometra në lindje të Prizrenit dhe 15 kilometra në veriperëndim të Tetovës. Për shkak të afërsisë së epiqendrës, tërmeti u ndje veçanërisht në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të vendit, në Shkup, Tetovë, Gostivar, Dibër, Ohër dhe Strugë, Kumanovë.
Sipas komunitetit të ekspertëve, nuk ka arsye për panik, por për kujdes dhe përgatitje. Tërmeti u ndje edhe në Serbi, Shqipëri, Bullgari dhe Mal të Zi. Qytetarët në të gjithë Ballkanin raportuan se ndienin tërmet.
Përndryshe, epiteti zonë tërmeti në Ballkan vishet kryesisht nga tërmetet në Turqi dhe Greqi, pasi vetë vendet e ish-Jugosllavisë nuk njihen për aktivitet të fortë sizmik.
“Megjithatë, do të ishte e pasaktë të thuhej se nuk ka pasur tërmete shkatërruese as në këto territore. Ballkani është një zonë tektonikisht aktive për shkak të përplasjes së tre pllakave të mëdha: euroaziatike, afrikane dhe anatoliane, të cilat ndahen më tej në pllaka më të vogla. Këto procese krijojnë tërmete të shpeshta, megjithëse zakonisht më të dobëta.”, thuhet në analizën e Qendrës së Parashikimit të Tërmeteve Quantectum.
