Botë
Mbi 300 minatorë janë ngujuar nën tokë në Donjeck
03.06.2015 18:02
Auoritetet e Republikës Popullore të vetëshpallur të Donjeckut kumtuan se 328 minatorë janë ngujuar në minierën Aleksandar Zasjadko...

Auoritetet e Republikës Popullore të vetëshpallur të Donjeckut kumtuan se 328 minatorë janë ngujuar në minierën Aleksandar Zasjadko pasi pas granatimit ka ardhur deri te ndërprerja e furnizimit me energji elektrike.
Një pjesë e minatorëve janë nxjerrë në sipërfaqe. Së pari u kumtua se në minierë janë robëruar 576 minatorë, transmeton Tanjugu.
Përfaqësuesi i autoriteteve të Donjeckut, Eduard Basurin theksoi se nga granatimi janë dëmtuar dy trafostacione, për të cilin shkak është ndërprerë furnizimi me energji elektrike dhe me ujë në Donjeck.
Burime spitalore deklaruan se pas bombardimit të qytetit 60 persona janë hospitalizuar.
Autoritetet e Republikës të vetëshpallur Popullore të Luganskut sot kërkuan nga përfaqësuesit e OSBE-së të ndikojnë ndaj autoriteteve në Kiev për normalizimin e furnizimit me ujë./mia
