Maqedoni

Debat në Kuvend: “Mbikëqyrja dhe llogaridhënia publike”

11.02.2026 13:54

Institucionet ndërkombëtare theksojnë se demokracia varet nga efikasiteti i Parlamentit dhe deputetëve...

Institucionet ndërkombëtare theksojnë se demokracia varet nga efikasiteti i Parlamentit dhe deputetëve në mbikëqyrjen dhe kërkimin e llogaridhënies nga Qeveria, për të siguruar shfrytëzim ligjor të resurseve publike. Kjo u theksua në debatin për forcimin e mbikëqyrjes parlamentare, të organizuar nga Komisioni për Financim dhe Buxhet.
 
“Ndër shtyllat kryesore, mbi të cilën e kemi ndërtuar vizionin për Kuvendin, janë mbikëqyrja, transparenca dhe llogaridhënia. Në këtë frymë, një instrument i fuqishëm për ta ndërtuar këtë kulturë është bashkëpunimi i Kuvendit me Entin Shtetëror të Revizionit dhe shqyrtimi me seriozitet maksimal i raporteve të revizionit. Fundja ne bashkërisht i synojmë gjërat e njëjta, transparencën dhe llogaridhënien. Ne si Kuvend i kërkojmë duke u thirrur në Kushtetutë për mbikëqyrje, ndërsa ju si revizion, duke u thirrur në standardet e auditimit në sektorin publik për kontrollin.”, - deklaroi kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.
 
Ambasadori i Misionit të OSBE-së në Shkup, Kilian Val, theksoi se deputetët duhet të jenë zëri i qytetarëve dhe kontrolluesit më të fuqishëm të institucioneve shtetërore.
 
“Si deputet, e dini se keni obligim kryesor të kërkoni llogaridhënie nga Qeveria dhe institucionet tjera shtetërore me të vetmin qëllim, që resurset shtetërore të përdoren në përputhje me ligjin. Hapi i parë është debati dhe sjellja e buxhetit, por hapi i dytë është aspekti i auditimit. Entin Shtetëror të Revizionit është një nga themelet në sistemin e auditimit të RMV-së, dhe i cili Kuvendit i mundëson informacione për shpenzimin e mjeteve shtetërore, por edhe raportet e auditimit nga ana e Kuvendit duhet të shtrohen për debat, me të vetmin qëllim që të detektohen vërejtjen dhe lëshimet.”, - theksoi shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Kilian Val. 
 
Ndërsa për kryerevizorin shtetëror Maksim Acevski, Kuvendi, përmes debateve dhe mbikëqyrjes së raporteve të auditimit, vendos kontroll demokratik në drejtim të shpenzimit të mjeteve shtetërore. 
 
“Raportet e auditimit si rezultat i kësaj pune paraqesin bazë kryesore për relevancë dhe për realizimin e funksionit të auditimit të Kuvendit, por revizioni nuk ka të bëjë me konstatimin e dobësive, ajo është shndërruar në një instrument thelbësor për avancimin e sistemeve tona dhe për përforcimin e pavarësisë financiare. Roli mbikëqyrës i Kuvendit paraqet si një ndër shtyllat kryesore të demokracisë parlamentare.”, - theksoi kryerevizori shtetëror, EShR, Maksim Acevski. 
 
Kryetarja e Komisionit për Financim dhe Buxhet, Sanja Llukarevska, theksoi rolin e Entit Shtetëror të Revizionit në mbështetjen e mbikëqyrjes parlamentare, duke shpjeguar ciklin e mbikëqyrjes: përgatitjen dhe dorëzimin e raportit në Kuvend, shqyrtimin në komisionet kompetente, miratimin e konkluzioneve dhe ndjekjen e zbatimit të rekomandimeve, përfshirë edhe revizionet për financimin e fushatave zgjedhore.
 
FITIM KRYEZIU