Botë

I dyshuari si terrorist në Boston, plan për të vrarë një polic

03.06.2015 18:29

Policia e Bostonit deklaroi se personi i qëlluar për vdekje ditën e martë, planifikonte ekzekutimin e një oficeri policie me prerje koke në të njëjtën ditë...

Duke cituar një burim nga autoritetet, “Fox News” raporton se i dyshuari si pjesë e një celule terroriste, i identifikuar se Usaama Rahim, së bashku me një person tjetër po planifikonte ekzekutimin e një oficeri policie.
 
26-vjeçari Rahim ndodhej nën mbikëqyrjen e anti-terrorit amerikan. Ai u qëllua tri herë për vdekje rreth orës 07:00 më orën lokale, ditën e martë. Më vonë policia njoftoi se të dyshuarit iu gjet një thikë e përmasave të mëdha.
 
Pak orë më vonë, policia amerikane prangosi një tjetër person,. David Wright dyshohet se ishte në dijeni për sulmin e planifikuar.
 
“Besojmë se synimi ishte ekzekutimi i një polici me prerje koke”, tha një zyrtar i policisë së Bostonit për “Boston Globe”.
 
Policia beson se sulmi ishte planifikuar për të martën, ndaj duhej ndaluar me patjetër. Sipas autoriteteve, agjentët e anti-terrorizmit i janë afruar 26-vjeçarit duke i kërkuar informacion, por ky i fundit ka reaguar dhunshëm, duke iu vërsulur menjëherë me thikë.
 
Komisioneri William Evans i policisë së Bostonit thotë se agjentët i përsëritën vazhdimisht Usaama Rahim thirrjen për të hedhur në shesh thikën, por ai vazhdonte përparimin drejt tyre.
 
Si kundërpërgjigjie, agjentët e anti-terrorit u detyruan që të qëllojnë me armë drejt tij duke e lënë të vdekur në vend.