VMRO-DPMNE i hedh poshtë akuzat: Trendafillovi duhet të japë përgjegjësi

11.02.2026 15:32

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së...

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së hedh poshtë pretendimet e kryetarit të LSM-së, Sllobodan Trendafillov, për deputeten Dafina Stojanoska.

Sipas grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, organet e drejtësisë tashmë kanë një rast të pastër para vetes, ndërsa Trendafillovi tashmë duhej të jepte dëshmi para organeve kompetente dhe të mbante përgjegjësi për keqpërdorim të automjetit zyrtar për qëllime private.

“Ky nuk është një sulm ndaj familjes, kjo është një britmë dëshpëruese e një ‘sindikalisti’, i cili mendon se me lot dhe etiketime do të fshijë faktin se po shpenzon paratë e punëtorëve për luks personal. Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së i demanton dhe i refuzon fuqishëm përpjekjet e tij dëshpëruese për të shpërqendruar vëmendjen nga e vërteta. Organet e drejtësisë tashmë kanë një rast të qartë para vetes, ku Trendafillovi duhej të kishte dhënë dëshmi para autoriteteve kompetente dhe të mbante përgjegjësi për keqpërdorim të automjetit zyrtar për qëllime private.”, thuhet në reagimin e grupit parlamentar.

Përplasje për pagën minimale, LSDM: Pushteti kundër interesave të punëtorëve

Nga ana tjetër, LSDM-ja akuzon shumicën parlamentare se ka bllokuar rritjen e pagës minimale në 600 euro dhe se është rreshtuar kundër interesave të punëtorëve.

Nga LSDM thonë se propozimi ligjor është dorëzuar në afat dhe se në buxhet ka mjete të mjaftueshme për rritjen e pagës minimale, duke akuzuar Qeverinë se po i jep përparësi shpenzimeve luksoze në vend të standardit jetësor të qytetarëve.

“Deputetët e koalicionit tender VMRO - “E di” u rreshtuan kundër punëtorëve duke refuzuar që Ligji për pagën minimale prej 600 eurosh të futet në rend dite. Ndërkohë që punëtorët protestonin jashtë Kuvendit, ata u poshtëruan brenda sallës plenare.”, thuhet në kumtesën e LSDM-së. (Ersan Pajaziti, TVM2)