Maqedoni
Rasti "Onkologjia", prezantohen raportet e ekspertëve nga Sllovenia
11.02.2026 15:55
Në Gjykatën Penale u mbajt një seancë e re për rastin “Onkologjia”, ku u prezantuan raportet e ekspertëve nga Sllovenia....

Në Gjykatën Penale u mbajt një seancë e re për rastin “Onkologjia”, ku u prezantuan raportet e ekspertëve nga Sllovenia. Në seancë u theksua ekspertiza me të cilën është konstatuar se një pacienteje, megjithëse i ishin rritur vlerat e mëlçisë 24 herë mbi normalen, i është aplikuar kimioterapi, duke i rrezikuar seriozisht shëndetin. Për këtë rast, ekspertja nga Sllovenia thotë se dokumentacioni elektronik i pacientit nuk korrespondon me dokumentacionin që është përshkruar në letër. Në këtë seancë u analizuan edhe disa raste të tjera nga ana e ekspertes nga Sllovenia, të pacientëve ku është bërë lëshime në marrjen e terapive, pa u bërë analiza të thella dhe pa u konstatuar gjendja reale e pacientëve. Mjeku gjithashtu vet ka përshkruar terapi, pa u konsultuar me mjekët tjerë.
“Ajo të cilën e dëgjuam dhe e pamë në seancë është thyerja e principeve bazë, të cilat janë të patjetërsueshme në pranimin e pacientëve dhe kurimin e tyre. Nuk lejohet të shfrytëzohet fakti që e keni marrë vesh këtë gjë pas vdekjes së pacientit dhe të komentoni se i është dhënë terapi një ditë para vdekjes, që do të thotë se ka mund t’ia vështirësojë gjendjen pacientit dhe ndoshta edhe është arsyeja e vdekjes. Ajo metodologji e kurimit është e ndaluar. Në momentin kur mjeku i ka dhënë ilaçet për terapi, nuk ka mundur ta dijë që pacienti mund të vdesë të nesërmen apo të mund ta dijë se do të vazhdojë të jetojë 2-3 apo 5 muaj.”, - deklaroi ish-drejtori i Klinikës së Onkologjisë, avokati i Nino Vasev.
Në këtë rast, i pandehuri kryesor është ish-drejtori i klinikës, Nino Vasev, së bashku edhe me dy mjekë të tjerë, të akuzuar për trajtim të pakujdesshëm mjekësor.
FITORE NAGAVCI
