Botë
Tensione në parlamentin turk, përleshje fizike midis deputetëve
11.02.2026 20:04
Përleshje midis deputetëve nga CHP dhe partia në pushtet AKP në seancën plenare...

Përleshje midis deputetëve nga CHP dhe partia në pushtet AKP në seancën plenare të Asamblesë së Madhe Kombëtare Turke, gjatë betimit të Akin Gurlek si ministër i Drejtësisë dhe Mustafa Cifci, si ministër i Brendshëm.
Prokurori i Stambollit Akin Gurlek erdhi në seancën plenare për t’u betuar si ministër i Drejtësisë dhe Guvernatori i Erzurumit, Mustafa Cifci, për të marrë detyrën e Ministrit të Brendshëm.
CHP argumentoi se Gürlek nuk mund të betohet pasi nuk kishte dhënë dorëheqjen nga posti i tij si prokuror i përgjithshëm. Pasi Bozdağ e ftoi Gürlekun të bënte betimin, deputetët e CHP-së filluan të protestonin dhe pushtuan podiumin. Deputetët e AKP-së gjithashtu u zhvendosën drejt vendit të ngjarjes, duke rezultuar në një përleshje rreth podiumit.
Gjatë tensionit, deputeti i AKP-së në Ankara, Osman Gökçek, goditi me grusht deputetin e CHP-së në Şanlıurfa, Mahmut Tanal. Pavarësisht tensioneve Akin Gurlek dhe Mustafa Cifci, u betuan mes tensionit, me deputetët e AKP-së që formuan një rreth.
