Botë
Kosovë, Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e kuvendit
11.02.2026 21:38
Mori fund bllokada një vjeçare politike, Kuvendi i Republikës së Kosovës...

Mori fund bllokada një vjeçare politike, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka zgjedhur Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit.
Në seancën konstituive, Haxhiu mori 66 vota pro, 44 vota kundër, ndërsa abstenuan 8 deputetë.
Zgjedhja e Haxhiut dëshmoi shumicën parlamentare edhe për Qeverinë Kurti tre.
Pas zgjedhjes, kryeparlamentarja e re u zotua se do të ushtrojë detyrën me përgjegjësi, transparencë dhe në përputhje me Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit.
Ndërsa kryemsinitri Kurta ka parlajmëruar miratimin e shpejtë të buxhetit dhe marrveshjeve ndërkombëtare.
