Marko Bislimoski jep dorëheqje nga posti i kryetarit të KRRE-së

12.02.2026 12:59

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimoski...

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimoski, sot ka dhënë dorëheqje, raporton “Deutsche Welle”, përcjellë TVM2.

Bislimoski këtë mëngjes me një letër e ka informuar kryetarin e Kuvendit se tërhiqet nga funksioni në të cilin ishte zgjedhur për herë të parë në qershor 2018.

Në dorëheqje, Bislimoski nuk jep arsyet për tërheqjen. As ai, as bashkëpunëtorët e tij nuk duan ta komentojnë vendimin. Mandati i dytë pesëvjeçar i Bislimoskut do të përfundonte në qershor të vitit 2028.

Pak më shumë se dy javë më parë, Drejtoria e Policisë Financiare dorëzoi kallëzim penal ndaj Bislimovskit, duke e akuzuar për keqpërdorim të detyrës dhe të autorizimeve zyrtare.