Osmani apo një pjesëtar nga familja Jashari për president? Deklarohet Murati

12.02.2026 13:35

Ministri i Financave të Kosovës, Hekuran Murati...

Ministri i Financave të Kosovës, Hekuran Murati, në konferencën për media pas mbledhjes së parë të kabinetit të ri qeveritar, ka komentuar edhe çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Ai u shpreh i rezervuar sa i përket emrave të mundshëm, qoftë Vjosa Osmani apo ndonjë përfaqësues nga familja e komandantit legjendar, Adem Jashari.

“Besoj se e dëgjuat kryeministrin, i cili theksoi se pasi të trajtohen tri prioritetet fillestare – konstituimi i Kuvendit, formimi i qeverisë dhe votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare – do të nisin diskutimet me subjektet e tjera politike për të kapërcyer edhe sfidën e radhës, që është zgjedhja e presidentit apo presidentes”, - ka theksuar Hekuran Murati.