PThP: 4 të akuzuar për mbeturinat në Vizbeg
Prokuroria Themelore Publike në Shkup...

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur aktakuzë kundër tre personave fizikë dhe një personi juridik për rrezikim të mjedisit me mbeturina të rrezikshme.
Sipas hetimeve, gjatë periudhës shkurt–korrik 2025, mbeturina me përbërje toksike dhe shpërthyese janë depozituar ilegalisht në një parcelë në Vizbeg, pa leje përkatëse.
Në korrik shpërtheu edhe një zjarr që shkaktoi tym të dendur dhe ndotje të ajrit, duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve.
Procesi gjyqësor pritet të nisë së shpejti. Ata akuzohen për rrezikim të mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina, sipas nenit 230 të Kodit Penal.
"Më 09.07.2025, në këtë lokacion ka shpërthyer zjarr, i cili, për shkak të përmasave dhe rrezikut, nuk ka mundur të vihet nën kontroll, me ç’rast është djegur një pjesë e mbeturinave të depozituara në mënyrë të parregullt. Kjo ka shkaktuar çlirim masiv të tymit të zi dhe ndotje të konsiderueshme të ajrit, të konfirmuar nga matjet e Njësisë për Mbrojtje Atomike, Biologjike dhe Kimike pranë ARM-së. Pasoja përfundimtare e veprimeve të paligjshme të të akuzuarve është edhe rreziku i mundshëm i shkaktuar për jetën dhe shëndetin e njerëzve. Nga hetimi është konstatuar përgjegjësi te një pronare dhe menaxhere e personit juridik të akuzuar, e cila së bashku dhe me dashje, bashkë me të pandehurin e dytë që ka marrë pjesë me kontribut të veçantë në punën e personit juridik, kanë ndërmarrë veprimet e paligjshme. Aktakuzë për veprime nga neni 230 paragrafi 6 është ngritur edhe kundër një tjetër pronare tjetër të parcelës”, - thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore Publike.
