Maqedoni
Beograd, u arrestua shtetasi i RMV-së, Sait Saitov
12.02.2026 15:37
I arratisuri Sait Saitov, i cili muajin e kaluar ia mori jetën 79-vjeçares Ljuba Jakovlevska...

I arratisuri Sait Saitov, i cili muajin e kaluar ia mori jetën 79-vjeçares Ljuba Jakovlevska në lagjen Kapishtec në Shkup, është arrestuar ne Beograd. Më 9 janar Saitovi shkeli Jakovlevskën me veturën e tij Passat dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa pastaj ka ikur edhe nga shteti.
Saitovi ishte në kërkim me fletarrest ndërkombëtar për veprat penale kundër sigurisë në trafikun rrugor dhe mosdhënies së ndihmës një personi të lënduar.
“Ditën e djeshme, nga autoritetet kompetente serbe jemi informuar se në Beograd është privuar nga liria Sait Saitov nga Shkupi, i cili ishte në kërkim me fletarrest ndërkombëtar nga ana e MPB-së së Maqedonisë, për shkak të veprës penale kundër sigurisë në trafikun rrugor dhe mosdhënies së ndihmës një personi të lënduar, vepër kjo e cila ka ndodhur në Shkup më 9 janar të këtij viti.”, - theksoi zëdhënësi i MPB-së, Goce Andreevski.
Avokati Zvonko Davidoviq, i kushërinjve të Saitovit, të cilët akuzohen për ndihmë gjatë arratisjes së tij deri në Vranje, thotë se klientët e tij nuk e kanë ditur se ka bërë vepër penale. Ai nuk e konteston faktin se të dytë kanë qenë bashkë me Saitovin në momentin kur kanë kaluar kufirin, por sipas avokatit, i kontestuar është fakti se ata nuk e kanë ditur se Saitovi ndiqet penalisht.
Nga Ministria e Drejtësisë konfirmohet se ndaj Saitov në paraburgim ekstradicional është iniciuar procedurë nga Ministria e Drejtësisë e Serbisë për ekstradimin e tij në Maqedoni.
BELINDA KOKA ADEMI
