Maqedoni

Sesioni i 18-të i Grupit të Punës 3, Kapitulli 23 për gjyqësorin dhe të drejtat themelore

12.02.2026 16:13

Shkupi ishte nikoqir i sesionit të 18-të të Grupit të Punës 3...

Shkupi ishte nikoqir i sesionit të 18-të të Grupit të Punës 3, të organizuar nga  Konventa Nacionale për Bashkimin Evropian, Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore (Kapitulli 23) me temën “Standardet Evropiane për Mekanizmat Disiplinorë dhe Zgjedhorë në Gjyqësor si Element kyç i Sundimit të Ligjit”.
 
Diskutimi, u përqendrua në proceset e vazhdueshme të reformës në gjyqësor dhe iu kushtua një fokus i veçantë zgjidhjeve ligjore nga perspektiva e mekanizmave zgjedhorë dhe disiplinorë, si dhe kapacitetit të tyre institucional për të vendosur një ekuilibër të qëndrueshëm dhe funksional midis pavarësisë dhe llogaridhënies së organeve gjyqësore. 
 
“Zhvillimi i mekanizmave cilësorë dhe transparentë për përzgjedhjen, ngritjen në detyrë dhe përgjegjësinë disiplinore është një parakusht kyç për një sistem gjyqësor efikas që punon në shërbim të qytetarëve. Paanshmëria dhe pavarësia e gjyqtarëve janë shtylla qendrore të sundimit të ligjit. Vetëm përmes respektimit të tyre të vazhdueshëm mund të sigurojmë siguri ligjore, mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe rritje të besimit publik në institucione.", - deklaroi ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov. 
 
Ministri Fillkov, po ashtu theksoi se ndryshimet janë rezultat i dobësive të identifikuara në sistemin gjyqësor në periudhën e kaluar, siç janë procedurat e gjata, rastet e korrupsionit, transparenca e pamjaftueshme dhe mungesa e llogaridhënies efektive.
 
Sipas ambasadores së Sllovakisë në vendin tonë, Iveta Hricova, për RMV-në është shumë e rëndësishme që të gjitha dispozitat ligjore të përfshijnë rekomandimet evropiane, me qëllim prezantimin e një sistemi të qartë merite për përzgjedhjen, ngritjen në detyrë dhe vlerësimin e prokurorëve publikë.
 
“Duhet të forcohen garancitë për pavarësinë e prokurorëve dhe të gjyqësorit. Reformat në Gjyqësor janë punë sistematike. Zgjedhja e prokurorëve publikë duhet të jetë një proces i bazuar në meritë, integritet dhe profesionalizëm. Projekti i Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut është një platformë ku kërkon përfshirjen e shumë sektorëve në debate mbi tema që lidhen me procesin e integrimit evropian, me qëllim përgatitjen e të gjitha kapaciteteve të vendit për procesin e ardhshëm të negociatave me BE-në.", - theksoi ambasadorja e Sllovakisë në Shkup, Iveta Hricova.
 
Drejtoresha e Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë, Irina Trajkoska-Strezovski, theksoi se funksionimi i Gjyqësorit në mënyrë të pavarur dhe efikas është e një rëndësie të veçantë për vendin. 
 
“Funksionimi i një Gjyqësori dhe Prokurorie Publike të pavarur dhe efikas është shumë e rëndësishme për vendin tonë, si vend anëtare për në BE. Kjo nënkupton eliminim i tërësishëm i ndikimeve të jashtme ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ajo që është shumë e rëndësishme, po ashtu është edhe hartimi i ri i propozim-ligjit për Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë, e ku janë të adresuara edhe udhëzimet nga institucionet e rëndësishme evropianë.”, - u shpreh drejtoresha e Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë, Irina Trajkoska-Strezovski.
 
Në këtë debat u mor në konsideratë edhe shkalla e përputhshmërisë së tyre me standardet dhe rekomandimet përkatëse evropiane. Në këtë takim, fjalime të tyre kishin shumë profesionistë të tjerë të drejtësisë, përfaqësues institucionalë, ekspertë dhe përfaqësues të tjerë. 
 
FITIM KRYEZIU