Botë

Greqia në pritje të negociatave të Brukselit

03.06.2015 20:06

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras u bëri thirrje udhëheqësve europianë të jenë të bashkuar dhe realistë, përpara takimit në Bruksel me Presidentin e Komisionit Europian Jean Claude Juncker...

 
Kreditorët ndërkombëtare do të paraqesin, gjatë bisedimeve të Brukselit, propozimet për një marrëveshje të re, e cila do të ndihmojë në zhbllokimin e fondeve për Greqinë.
 
Megjithëse Presidenti francez, François Hollande u shpreh optimist duke thënë se jemi ndoshta disa orë larg zgjidhjes së mundshme, Komisioni Europian ka shuar çdo shpresë se takimi në Bruksel do të sjellë një pakt përfundimtar.
 
Projekt/marrëveshja është hartuar nga kreditorët ndërkombëtarë pas bisedimeve urgjente që u zhvilluan të hënën, mes Kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentin francez François Hollande. Detajet nuk janë zbuluar, por kërkohen ndryshime të pensioneve dhe një rishikim i ligjeve të punësimit.
 
Kryeministri grek ka paraqitur disa propozime të reja, të cilat sipas tij, mund të jenë të dhimbshme. Qeveria greke të premten duhet t’i shlyejë FMN -së, 300 milionë euro.
 
Kreu i Grupit Parlamentar të Syrizës, Niko Filis paralajmëroi se nëse nuk do të ketë marrëveshje të premten ose të hënën, huaja e FMN -së, nuk do të shlyhet.