Botë
Përmbytje në Portugali, humbën jetën 16 persona
12.02.2026 17:07
Shirat e rrëmbyeshëm në Portugali kanë shkaktuar përmbytje të mëdha...

Shirat e rrëmbyeshëm në Portugali kanë shkaktuar përmbytje të mëdha, duke marrë jetën e 16 personave. Alarmi i motit mbetet shumë i lartë, pasi kushtet klimatike nuk pritet të përmirësohen deri të shtunën.
Rrëshqitje dhe përmbytje kanë prekur kryesisht zonat rurale dhe kanë detyruar mbylljen e autostradës A1.
Tre mijë banorë u evakuuan paraprakisht nga qyteti i Koimbras, për shkak të rrezikut nga lumi Mondego. Qytetarët evakuohen nga zonat më të rrezikshme për t’u siguruar nga rreziqet e përmbytjeve.
"Shtëpia ime nuk u mbulua, por u afrua pranë rrugës, kështu që nuk mund të dilja. Nuk është dëshira ime të lë shtëpinë, por është shumë e trishtueshme. Kam jetuar në këtë shtëpi për pothuajse 60 vjet dhe tani duhet të shkoj në shtëpinë e fqinjit.", - u shpreh 87-vjeçarja, Otilia.
"Nuk ka mënyrë që uji të mos hyjë në shtëpi. Është e pamundur. E vetmja mënyrë do të ishte të ndërtoheshin shtëpitë më lart.", - tha një banor.
"Dje dhe sot ishte situata më serioze që ka ndodhur në Albergaria.", - theksoi kryetari i Këshillit të Bashkisë, Albergaria, Karlos Koelho.
"Po, mora rrezik, por me vetëdije, sepse përndryshe do të duhet të bëja një rrugë shumë më të gjatë. Kam kaluar këtu për shumë vite dhe vendosa të provoj, por në mënyrë të kontrolluar.", - tha një banor.
"Gjithë uji i lumit kalon përmes një rezervuari të madh që ndodhet nën atë parking dhe pastaj pompohet përsëri në lumë.", - deklaroi kryetari i Këshillit të Bashkisë Agueda, Horhe Almeida.
Ky nuk është aksidenti i parë fatal i këtij lloji, për shkak të vështirësisë në ofrimin e ndihmës për popullatat e prekura dhe vonesave që çuan edhe në dorëheqjen e ministrit të Brendshëm në Portugali.
FARIJE DAUTI BAKIU
